zoom

Ekonomi

Me cilat shtete u rritën eksportet shqiptare?

Në muajin Gusht 2021, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të eksporteve, në krahasim me  Gusht 2020 janë:  Kosova (46,1 %), Gjermania (23,8 %) dhe Maqedonia (61,5 %).  Ndërsa vendet me të cilat  eksportet kanë pasur uljen më të madhe janë: Italia (7,5 %) dhe Spanja (13,4 %).

Referuar INSTAT, në muajin Gusht 2021, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të importeve, në krahasim me  Gusht  2020  janë:  Italia (9,2  %), Turqia (47,5  %) dhe  Gjermania  (50,1  %).  Ndërsa vendet  me të cilat  importet  kanë pasur uljen më të madhe janë: Rusia (6,9 %), SHBA (27,8 %) dhe Zvicra (26,8).