Aplikacion
Sipas asaj që raportojnë mediet fqinje, autori disa ditë pasi kishte kryer krimin ishte arratisur drejt Shqipërisë, por autoritetet e vendit tonë kishin mundur ta arrestojnë dhe më pas u bë i mundur ekstradimi drejt Greqisë.
Autori i krimit pranoi krimin, ndërsa gjatë kontrollit në shtëpinë e tij, iu gjetën dhe konfiskuan një armë gjahu dhe 31 gëzhoja.
Pas dorëzimit të tij, policia mori dëshminë e autorit, e cila hodhi edhe më shumë dritë mbi ngjarjen e rëndë.
“Më kishte grabitur shërbimet publike ai dhe gruaja e tij, e cila ishte menaxherja. Pastaj ai më bëri magji dhe kjo është arsyeja pse vendosa ta vras. Unë e bleva armën nga Menidi dhe pas vrasjes e hodha larg”, tha autori 32-vjeçar.
Akuzat e Bardhit për Olsi Ramën, reagon kryeministri: Hodhi gurin, por gur nuk paska. S’është burrë