zoom

Stil

Me 2 hapa! Si ta hiqni njollën e çokollatës nga rrobat tuaja

Në një mënyrë të thjeshtë dhe shumë efektive, një nga njollat ​​më të vështira do t’i kthehet së shkuarës.

Vera “nënkupton” akullore dhe akullorja do të thotë kënaqësi. Por është shumë e zakonshme të kesh “aksidente” kur je duke e shijuar. Një nga njollat ​​më të vështira është njolla e akullores me çokollatë.

Njolla ​​si kjo, të cilat shpesh nuk dini si t’i menaxhoni dhe t’i hiqni qafe, madje mund të prishin veshjen tuaj të preferuar. Ndoshta këshilla “Kujdes të mos ndoteni”, në shumicën e rasteve u drejtohet fëmijëve, por edhe ne të rriturit, nga pakujdesia biem në grackën e njollave.

Si ta hiqni qafe? Veprono kështu: Kthejeni rrobën nga brenda dhe derdhni ujë të ftohtë në vendin e njollës. Sapuni kremoz i duarve rezulton të jetë një shpëtimtar në heqjen e njollave të akullores me çokollatë. Aplikoni një sasi të vogël dhe fërkojeni mirë njollën. Shpëlajeni me ujë të ftohtë. Për një rezultat të garantuar, veshja duhet të lahet menjëherë në makinë larëse.

Përndryshe, mund të gjeni një zgjidhje me ujë të kripur në njollë dhe më pas ta fërkoni me sapun. Njolla do zbehet në mënyrë drastike./ Zoom.al