zoom

Aktualitet

Mbytet një person në Golem! Edhe sa jetë njerëzish duhen që të vendosen vrojtuesit e plazhit?

Brigjet shqiptare përfshihen nga tragjedia e radhës!

Një tjetër pushues ka humbur jetën paraditen e sotme në plazhin e Golemit. Bëhet fjalë për një shtetas ukrainas, rreth moshës 66-vjeçare.

Përgjatë gjithë sezonit turistik, bilanci i viktimave si pasojë e mbytjes është alarmant. Teksa shifrat vazhdojnë të rriten, ende nuk vihet re një angazhim serioz i organeve përgjegjëse për vendosje të vrojtuesve të plazheve.

Edhe në plazhet ku ndodhen kabinat e rojeve bregdetare, qytetarët shprehen se mungon një i tillë dhe se janë të zbrazura.

Kavajë/Informacion paraprak

Rreth orës 11:30, në plazhin e Golemit, në breg të detit është gjetur pa shenja jete shtetasi Ukrainas A. R., rreth 66 vjeç, i cili dyshohet se është mbytur duke u larë në det.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e rrethanave të ngjarjes.