zoom

Bota

Mbyllje për Pashkë! Italia karantinë totale në 3, 4 dhe 5 prill

Dekreti që do të miratohet sot nga Këshilli i Ministrave në Itali e që do të jetë në fuqi nga 15 marsi deri më 6 prill paraqet masa më shtrënguese, në lidhje me kufizimin e rajoneve, zonat e kuqe dhe portokalli si dhe mbylljet e planifikuara gjatë pushimeve të Pashkëve.
Kjo është e dhëna nga takimi që po zhvillohet aktualisht midis guvernatorëve dhe qeverisë italiane për të ilustruar masat që do të përfshihen në dekretin që do të miratohet sot nga këshilli i Ministrave.

Synimi i qeverisë do të jetë gjithashtu të mbyllë vendin gjatë pushimeve të Pashkëve: Italia duhet të kalojë në zonën e kuqe në 3, 4 dhe 5 prill.