zoom

Sport

Mbyllet pjesa e parë, Tirana “shkatërron” me poker Laçin, Kukësi-Teuta në “paqe”

Janë mbyllur pjesa e parë e dy sfidave të ditës së sotme të Abissnet Superiore.

Në “Air Albania” Tirana ka arritur të shënojë “poker” ndaj Laçit, me kurbinasit që duken të dorëzuar përballë sulmit bardheblu.

Në minutën e 5 do të ishte Redon Xhixha ai që do të ndëshkonte ish-skuadrën e tij, ndërsa në kampin e bardhebluve ishte i vetmi që nuk festoi avantazhin përballë kurbinasve.

Goli i dytë do të vinte nga Filip Najdovski 19’, i cili ndëshkoi për herë të dytë bardhezinjtë e Mirel Josës.

“Çmontohet” Laçi, pasi Taulant Seferi arrin të shënojë edhe golin e tretë për Tiranën në vetëm 28 minuta lojë. Shiko 3 golat e parë

Në pjesën e parë ka vend edhe për golin e 4-të, ku sërish një ish ndëshkon kurbinasit, me Xhixhën që shënon kështu dopietë ndaj ish-skuadrës së tij.

Në sfidën tjetër të luajtur në “Elbasan Arena” mes Kukësit dhe Teutës, pjesa e parë është mbyllur në barazim 0-0, teksa nuk ka raste të pastra për shënim nga skuadrat.