zoom

Aktualitet

Mbyllet numërimi i votave në Shqipëri, cili ishte qarku me më shumë fletë të pavlefshme

Shqipëria me 25 prill ka zhvilluar zgjedhjet e përgjithshme parlamentare, ku fituese u shpall Partia Socialiste me 48.68 % të votave, e ndjekur nga PD me 39.43 %, partia e tretë në këto zgjedhje rezultoi LSI me 7. 81 % të votave dhe PSD e cila siguroi tre mandate me 2.25 % të votave.

Ndërkohë ajo që vlen të theksohet në këto zgjedhje përveç mandatit të tretë qeverisës të Partisë Socialiste është dhe numri rekord i fletëve të pavlefshme të votimit.

Në mbylljen e numërimit të votave për partitë 83 019 fleta votimi kanë rezultuar të pavlefshme.

Sipas të dhënave të KQZ-së, qarku që kryeson në numrin e fletëve të pavlefshme është Tirana me 18 442 vota, i ndjekur nga Elbasani me 9 772 dhe i treti në listë sipas të dhënave është Fieri me 7 375 vota.

Ndërkohë qarqet që kanë rezultuar me numrin më të ulët të fletëve të votimit të pavlefshme është Kukësi me 2 188 vota dhe Gjirokastra me 2 310 vota.

Fletët e votimit të pavlefshme:

Tirana 18 442 vota
Elbasan 9 775 vota
Fier 9 mijë e 375 vota
Durrësi 7 808 vota
Korçë 7 353 vota
Shkodër 6 011 vota
Berat 5 292 vota
Lezhë 4 946 vota
Vlorë 4 730 vota
Dibër 4 686 vota
Gjirokastër 2 310 vota
Kukësi 2 188 vota.