zoom

Aktualitet

Mbyllen disa ambasada shqiptare në Europë, kjo është arsyeja

TIRANË– Për shkak të motit të keq që ka pushuar Europën, por edhe situatës së COVID si rrjedhojë e rritjeve të rasteve, janë mbyllur disa ambasada shqiptare në disa shtete.

Më konkretisht do të ketë kufizime apo ndërprerje të punës në përfaqësitë diplomatike të Shqipërisë në Stamboll, Ankara, Mynih, Romë dhe Athinë. Lajmi është konfirmuar nga Ministrja e Jashtme në Shqipëri, e ndërsa janë lënë edhe disa numra telefoni për të gjitha rastet urgjente.

“Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se për shkak të kushteve të vështira klimatike dhe situatës nga pandemia Covid-19, do të ketë kufizime apo ndërprerje të punës në përfaqësitë diplomatike të Shqipërisë në Stamboll, Ankara, Mynih, Romë dhe Athinë.

Në disa prej shteteve të përmendura më lart, kufizimet apo ndërprerja e punës vijnë edhe si shkak i vendimit të qeverive përkatëse, për të përballuar situatën e krijuar nga pandemia dhe kushtet e vështira klimatike. Në raste emergjencash, lutem kontaktoni në numrat e posaçëm të përfaqësive diplomatike:

Stamboll: +905459461456
Ankara: +905449622617
Mynih: +4915237913997
Romë: +393420498192
Athinë: +306941658183
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme mbetet e angazhuar për t’iu përgjigjur qytetarëve në kohë reale”, njofton Ministria e Jashtme.