Aplikacion
Teksa Braçe i tha që t’i kërkonte falje për mënyrën se si iu drejtua Lindita Nikollës, kreu i Grupit të PD-së iu drejtua me fjalën “gore”, duke i kërkuar që të mbyllë gojën.
“Kërkoj falje unë kur ka reflektim nga kryetarja e Kuvendit, ka edhe nga ana jonë. Po pra po, a ka mundësi ta mbyllësh gojën ti aty tani, gore, aty na acaron nerva që në mëngjes”, i drejtohet Gazment Bardhi.
Teksa maxhoranca më tej ka rrëzuar kërkesën e kreut të Grupit të PD-së, Gazment Bardhi për interpelancë me kryeministri Edi Rama për investimin e medias italaine Rai3.
Kërkesa për interpelancë u hodh në votim nga kryeparlamentarja Lindita Nikolla pas tensioneve në Kuvend me kreun e Grupit të PD-së. Por, PS e rrëzoi duke e votuar me 56 vota kundër.
Para se kërkesa të hidhej për votim, Bardhi u shpreh se Rama nuk e telefonoi drejtorin e RAI3 si piktor, por në cilësinë e kryeministrit.
“A ka mundësi ta mbyllësh gojën, mbylle gojën. Nuk ka nevojë as për sharje as për ngritje zëri, nuk kërkojmë as më pak e as më shumë nga çfarë na jep Kushtetuta dhe rregullorja. Zonja kryetare, javën e shkuar pas një kërkese po të refuzuar që Rama të jepte llogari për dyshimet e përfshirjes e vëllait të tij në laboratorin e Xibrakës, pas një emisioni investigativ, rezulton dhe është pranuar nga vetë Rama që ka tentuar të ushtrojë presion ndaj gazetarëve që kanë kryer investigimin në median shtetërore RAI.
Rama e ka pranuar telefonatë me drejtorin e RAI3 duke shprehur se ka qenë duke mbrojtur sekretarin e vetë të përgjithshëm, të cilin rai3 e konsideronte si avokatin e trafikantëve të drogës dhe e gjithë vëmendja te Emgjëll Agacit bëhej për të fshehur dyshimin të përfshirjes së vëllait të kryeministrin në trafikut ndërkombëtar të laboratorit të kokainë, Xibrakës”, tha ai. /ZOOM.AL/