zoom

Bota

Mbreti i Anglisë i dërgon letër porosi Trump, presidenti amerikan e lexon para kamerave

Mbreti i Anglisë, Charles III, i ka dërguar një letër presidentit amerikan, Donald Trump përmes kryeministrit britanik, Keir Starmer i cili po zhvillon një vizitë në Uashington.

Trump e ka pranuar letrën dhe e ka lexur përpara kamerave në zyrën ovale gjatë takimit me Starmer.

Monarku i ka bërë një ftesë kreut të Shtëpisë së Bardhë, për një vizitë të dytë shtetërore të paprecedentë në Skoci, në disa vendodhje në pronësi të monarkisë që janë edhe pranë fushave të golfit të Trump.

Kjo nuk ka ndodhur asnjëherë më parë me presidentët amerikanë të cilët në vizitat shtetërore, ose kanë pirë çaj ose kanë drekuar me mbretëreshën Elizabeth në kështjellën Winsdor që ndodhet në Londër.

“Siç do ta dini, kjo është e paprecedentë nga një president i SHBA. Kjo është arsyeja pse do të ishte e dobishme që ne të mund të diskutonim, së bashku, një sërë opsionesh për vendndodhjen dhe përmbajtjen e programit.”- thuhej në letër.

Donald Trump njihet për marrëdhënien e veçantë dhe vlerësimin e lartë që ka pasur me nënën e Charles, mbretëreshën më jetëgjatë të Britanisë së Madhe, Elizabeth.

Madje Trump kishte premtuar se do dëbonte nga SHBA-të Meghan Markle princeshën e Sussex, për mungesën e repsketit që ajo kishte shprehur ndaj familjes mbretërore. Zoom.al/