Aplikacion
Mësohet se droga në vend ka hyrë nga Shqipëria, ndërsa në treg marijuhana e sekuestruar kap vlerën e mbi 800 mijë eurove.
Në aksionin, i cili po vijon akoma në disa qytete, Prilep, Manastir, Rosoma e Kavadar, Alsat mëson se është arrestuar edhe kryeshefi i policisë në Prilep.
Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftuan se detaje për aksionin disa ditor do të jepen gjatë ditës së nesërme.