zoom

Politikë

Mbeti jashtë listës për deputet, Andi Lila: Duhet të pyesni Bashën, do i gjuaj kokës nëse…

Andi Lila ka komentuar në Procesin Sportiv se përse mbeti jashtë listës për deputet në qarkun e Tiranës. Ish-futbollisti i Kombëtares kuqezi, tregoi se për këtë duhet pyetur kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Lila tha se nuk është i mërzitur për këtë, teksa do japë kontributin e tij për PD, pasi ka qysh prej vitit 2004 anëtar. Me batutë, Lila tha se sëbashku me Gëzim Sinematin do shkojmë para kryeministrisë nëse premtimet e Bashës nuk mbahen nëse vjen në pushtet në zgjedhjet e 25 prillit. Lila ka qenë i angazhuar në zonën e vendlindjes së tij, Kavajë.

“Kur postova në rrjetet sociale se do isha në Procesin Sportiv, më thanë pse nuk je çdo javë. Pyesni Manushin ju thashë.

Tani më thoni pse s’je në listë, duhet të pyesni Bashën për këtë. Nuk jam mërzitur, jam pjesë e ekipit të PD që në gjimnaz kur isha në 2004.

Do vazhdoj të shpalos idetë që kam dhe kisha për sportin, me PD që kur të vijë në pushtet do i zbatojë. Nëse nuk e bën, Gëzim Sinematin e kam këtu dhe do shkojmë para kryeministrisë të qëllojmë me topa. Ne jemi për të mirën e sportit gjithmonë”, tha Andi Lila.