zoom

Bota

Mbërrin grupi i parë me afganë në Kosovë

Ka mbërritur mbrëmjen e sotme grupi i parë me afganë në Kosovë, të cilët kanë ikur nga shteti i tyre, pasi talebanët morën kontrollin. Janë rreth 100 persona që kanë zbritur në aeroportin e Prishtinës.

Për të pritur qytetarët afganë, në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” dolën presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti edhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Prishtinë, Philip Kosnett.

Refugjatë të tjerë pritet të mbërrijnë në vend, ndërkohë që Ministri i Brendshëm ka deklaruar se Kosova mund të presë deri në 2 mijë persona.

SHBA-të kanë shprehur falënderimin e tyre për pritjen që u bëhet refugjatëve nga Kosova dhe Shqipëria.