zoom

Aktualitet

A ishte Rama arsyeja e amullisë me ardhjen e 15,210 vaksinave të Pfizer?

Zyra e shtpit në Kryeministri njoftoi pak më parë se 15,210 dozat e vaksinave të kompanisë Pfizer mbërritën në aeroportin “Nënë Tereza”.

Paradite ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, deklaroi në parlament se kjo sasi do të mbërrinte në mbrëmje.

Por padite po kjo ministri njoftoi se mbërritja ishte shtyrë për të martën.

“Sapo kemi marrë njoftim nga kompania dhe autoriteti përgjegjës për transportin e sigurt të vaksinës, se sasia e vaksinave Pfizer, e konfirmuar për të mbërritur mbrëmjen e sotme, shtyhet me 24 orë” – ishte njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë.

Deri tani asnjë institucion nuk ka shpjeguar se çfarë ndodhi që dozat arritën sipas njoftimit të parë.

Por burime të rezervuara i thanë Zoom.al se arsyeja ka qenë kryeministri. Ai ka insistuar që vaksinat të mos vinin nëse nuk do të ishte ai duke i pritur në Rinas.
Kreu i qeverisë ndodhej sot në Bruksel për të marrë pjesë në tryezën e Këshilit të Stabilizim-Asociimit. /Zoom.al