zoom

Aktualitet

Mbaroi dënimin prej 14 vitesh për vrasje, Italia dëbon 42-vjeçarin shqiptar: Është i rrezikshëm

Policia italiane ka dëbuar nga vendi një 42-vjeçar shqiptar pasi ka mbaruar dënimin prej 14 vitesh për vrasje.

Shqiptari ishte i burgosur për 14 vite në nurgun Mario Gozzini në Firenze.

Pas përfundimit të dënimit, Italia ka nisur procedurat dhe ka bërë të mundur largimin e 42-vjeçarit nga territori italian duke e ndaluar të futet në vend për 10 vite.

Shqiptari nuk është identifikuar por theksohet se është i rrezikshëm.

Ai është shoqëruar për në aeroportin e Pizës dhe ka hipur në avion nga personeli i specializuar i Zyrës së Emigracionit drejt vendlindjes.

Vrasja për të cilën u dënua 42-vjeçari ndodhi në vitin 2008 në Grosseto.

Ai vrau një bashkë atdhetar pas një sherri duke e goditur me thikë në fyt.

Goditje e cila i mori jetën në moshën 24-vjeçare.