zoom

Slider

Mbappe filmohet duke sharë Neymar-in: “Ky ****** nuk më pason si duhet”

Sulmuesi i Paris Saint Germain, Kylian Mbappe nuk e fshehu dot indinjatën e tij kundrejt shokut të skuadrës Neymar, pavarësisht fitores së vendasve 2-0 përballë Montpellier.

Goditja e mrekullueshme e Gueye në gjysmën e parë të ndeshjes dhe një gol i vonshëm nga Julian Draxler ishin të mjaftueshme për t’i dhënë Parisit fitoren e 8 radhazi me pikë të plota në Ligue 1.

Por shqetësuese te PSG vijon të mbetet mospërputhja e treshes së sulmit Mbappe, Neymar, Messi. Messi duket ende i paadaptuar me ekipin e ri, ndërsa Mbappe ankohet që Neymar nuk i pason.

Ai është filmuar nga kamerat duke iu ankuar shokut të tij Gueye, që Neymar nuk i jep të njëjtat pasa siç ia dha Draxler-it kur ky i fundit shënoi.

“Ky ****** nuk m’i jep topat siç ia jep Draxler-it,” kanë deshifruar mediat fjalët e Mbappe-s.