zoom

Slider

Mbappe dhe Messi shënojnë nga dy gola secili, Leipzig surprizon Manchester City

PSG është rikthyer te fitorja pas 3 ndeshjeve, duke trimfuar 4-1 në shtëpi kundër Club Brugge. Kësaj here sulmi ka funksionuar shumë mirë, me Mbappe dhe Messin që shënuan nga dy gola secili.

PSG dhe Kylian Mbappe të papërmbajtshëm në minutat e para. Francezët kanë siguruar një avantazh të dyfishtë në 7 minutat e para të pjesës së parë.

Protagonisti ka qenë Kylian Mbappe, autor i të dy golave për vendasit. Francezi është bërë lojtari më i ri në historinë e Champions-it që arrin të shënojë 30 gola (22 vjeç e 352 ditë).

Paris Saint-Germain e ka mbyllur në avantazh 3-0 pjesën e parë të ndeshjes së Champions League kundër Club Brugge. Ka qenë Leo Messi që ka realizuar të tretin për vendasit në minutën e 38-të. Argjentinasi ka shënuar me një goditje magjike me të majtën nga jashtë zone.

 

 

Messi ka shënuar në të 3 ndeshjet e para të Champions League të luajtura me Parisin në shtëpi, vetëm George Weah në 1994 dhe Neymar në 2017-ën kanë arritur ta bëjnë një gjë të tillë me PSG-në.

Njëkohësisht, Messi është lojtari që ka shënuar më shumë se cdokush tjetër nga jashtë zone. Në pjesën e dytë miqtë ngushtuan fillimisht në 3-1, por Messi mbylli në 4-1 me golin nga pika e bardhë.

Rezultat befasues në Gjermani, me Leipzig që ka arritur të sigurojë një vend në 1/16 e Europa League falë golave të Szoboszlai dhe Andre Silva, duke fituar 2-1 ndaj Manchester Cityt.

Mahrez ka shënuar për anglezët. City e ka mbyllur ndeshjen me 10 lojtarë pas kartonit të kuq të marrë nga Walker, i cili i ka dhënë një goditje të frikshme Andre Silva-s.