zoom

Sport

Mbappe bën tifozët e “Djallit” të ëndërrojnë: Milan, më pëlqen

Kylian Mbappe provokoi në ndarjen e çmimeve FIFA The Best. Sulmuesi i PSG u shpreh se nëse do të transferohej në Itali, atëherë do ta bënte këtë lëvizje vetëm për t’u bashkuar me Milanin.

Francezi e shprehu dashurinë e tij për italianët ndërsa fjalët e 24-vjeçarit janë bërë lajm në të gjitha mediat kryesore europiane.

Në fakt, dashamirësia e Mbappe ndaj Milanit nuk është një surprizë me sulmuesin që edhe në fëmijërinë e tij ka pasur simpati për kuqezinjtë, ndërsa ai shfaqet me fanellën e “Djallit”.

Gjithsesi, përtej deklaratave duket thuajse e pamundur që Mbappe të lëvizë tek Milan, të paktën në të ardhmen e afërt.

Kjo duke marrë parasysh rrogën që përfiton Mbappe tek PSG, pa harruar edhe interesin e jashtëzakonshëm të Real Madrid. /zoom.al/