zoom

Aktualitet

Mbahet sot Samiti i Sofjes, Qëllim i takimit krijimi i Tregut të Përbashkët Rajonal

Do  mbahet sot online Samiti i Sofjes këtë samit Shqipëria do  përfaqësohet nga kryeministri Edi Ramandërsa Kosova nga kryeministri Avdullah Hoti.

Mundësi dhe sfida të reja për Procesin e Berlinit: Tregu i Përbashkët Rajonal dhe Axhenda e Gjelbër për Ballkanin Perëndimor do të jetë tema e diskutimit nga liderët europianë, mes të cilëve pritet të mbajë një fjalë edhe kryeministri shqiptar, Edi Rama.

Për shkak të pandemisë COVID-19, takimi do të jetë virtual.

Në Samitin e Sofjes, do të marrin pjesë Kancelarja Gjermane, Angela Merkel, Presidenti i Francës, Emmanuel MacronKomisioneri i BE-së për Fqinjësi dhe Zgjerim, Olivér Várhelyi dhe liderë të tjerë të vendeve anëtare të BE-së.

Samitit që mbahet në kuadër të procesit të Berlinit pritet të hapet nga kancelarja Angela Merkel, sekretarja e përgjithshme për bashkëpunim rajonal, Majlinda Bregu dhe presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen.