zoom

Stil

Matchy-matchy/Kylie Jenner publikon foton me veshjen e njëjtë me Anxhelinën

Vetëm 94 persona ndjek në Instagram një nga njerëzit më të famshëm dhe të ndjekur në planet, Kylie Jenner, dhe një prej tyre është këngëtarja shqiptare Anxhelina.

Dhe nuk po flasim për një ‘follow’ të rastësishëm sepse dy vajzat janë mikesha. Aq sa kalojnë kohë bashkë, udhëtojnë bashkë e sigurisht vishen matchy-matchy. Kylie ka publikuar së fundmi në Instagram një foto ku tregon se ajo dhe Anxhelina kanë veshur të njëjtat këpucë.

Ato së bashku me disa miqë të tyre ndodhen prej ditësh në Paris, ku fillimisht morën pjesë në në koncertin e Beyonce. Madje, Kylie publikoi edhe një foto nga limuzina e tyre duke shkuar në concert bashkë me Anxhelinën.

Mbrëmjen e djeshme ato kanë pritur bashkë ditëlindjen e makeup artistit, Ariel. Ky i fundit kujdeset për Kylien prej vitesh dhe është po ashtu mik i Anxhelinës. Prej tij janë njohur edhe dy vajzat.

https://