Aplikacion
Për ta vërtetuar këtë Haradinaj ka nxjerrë një dokument ku qeveria ka shfuqiziuar vendimin që ishte marrë më parë si masë mbrojtëse antidumping për mbrojtjen e industrisë së ndërtimit që i ndalonte importin e mallrave nga Serbia.
“Mashtrimi vazhdon! Shet leksione patriotizmi në negociata, e në anën tjetër e heq çdo barrierë që mbron prodhuesit vendor nga prodhimet serbe. Përpos se nuk aplikon reciprocitetin e premtuar, shfuqizon edhe masat mbrojtëse antidamping për bllokat e Serbisë, përmes të cilëve shteti i Serbisë i ka financuar prodhuesit e saj me qëllim të dëmtimit të prodhuesve vendor të Kosovës. Mjaft mashtrimit!”- shkruan Haradinaj.