Aplikacion
“2021 është viti im! Këtë vit do publikoj shumë këngë dhe do shkoj në pushime çdo muaj”, shkroi Enca në një postim në Instagram.
Teksa të gjithë po prisnin projektin e saj më të ri muzikor, këngëtarja i ka surprizuar të gjithë me një postim në Instagram, ku shfaqet duke përqafuar një mashkull, identitetin e të cilit nuk e ka zbuluar, pasi në foto shfaqet vetëm me shpinë.
Të gjithë ndjekësit nisën menjëherë dyshimet se mashkulli misterioz është pikërisht ish-konkurrenti i “Për’puthen”, Beart Rexhepi dhe fansat mendojnë se këngëtarja e ka zgjedhur atë për klipin më të ri muzikor.
Akoma nuk ka asnjë konfirmim nga dyshja, mirëpo, një detaj i nxori ata zbuluar. Dyshja ndjekin njëri-tjetrin në Instagram dhe kjo gjë sapo u dha një përgjigje të gjitha dyshimeve të ndjekësve.
Para pak ditësh, Enca ka zbuluar se shumë shpejt do të bëhet pjesë edhe tregut muzikor ndërkombëtar. Ajo i ka lënë fansat e saj ta pyesin në lidhje me gjithçka që kanë dëshirë dhe një i huaj i ka kërkuar që të flasë edhe në anglisht, sepse ata nuk e kuptojnë kur shkruan në shqip.