zoom

Ekonomi

Masat në Kosovë mbyllën ekonominë por nuk e ndalën virusin, brenda javës 171 persona humbën jetën

Nga 30 gushti e deri më 5 shator kanë humbur jetën nga koronavirusi 171 qytetarë të Kosovës. Kjo ka qenë java më e rendë për vendin. Nga kjo ditë kanë hyrë në fuqi edhe masat antiCovid, nga të cilat masa kanë pësuar vetëm bizneset dhe ekonomia. Shumë biznese janë mbyllur e qindra të tilla janë dënuar. Nuk kanë shpëtuar as qytetarët nga gjobat e Policisë.

171 ky për çdo kënd mund të duket vetëm një numër. Por, i tillë nuk është edhe për Kosovë, kjo për faktin se atje 171 qytetarë kanë humbur jetën nga Covid-19 vetëm brenda një jave.

Shtatë ditët e javës së kaluar për Kosovën po konsiderohen edhe më të rëndat.

Masat që kanë hyrë në fuqi nuk kanë ndalur fare virusin, vetëm se kanë goditur ekonominë dhe bizneset.

Këto janë rastet pozitive me Covid dhe vdekjet që janë shënuar për shtatë ditë.

30 gusht – 932 raste pozitive, 20 raste të vdekjes.

31 gusht- 1383 raste pozitive, 26 raste të vdekjes

1 shtator- 1894 raste pozitive, 22 raste të vdekjes

2 shtator – 1612 raste pozitive, 32 raste të vdekjes

3 shtator- 1448 raste pozitive, 26 raste të vdekjes

4 shtator- 1278 raste pozitive, 21 raste të vdekjes

5 shtator- 890 raste pozitive , 24 raste të vdekjes

Që nga fillimi i pandemisë e deri më sot, nga ky virus janë prekur mbi 151 mijë persona, ku prej tyre 2 mijë e 630 kanë humbur jetën.

Po ashtu edhe numri i të infektuarve me koronavirus në Kosovë vazhdon të jetë i lartë. Aktualisht janë 26 mijë e 688 raste aktive me COVID-19.

Ndryshe edhe një foshnjë 3 javëshe ka humbur jetën si pasojë e infektimit me COVID. Kanë humbur jetën edhe gra shtatzëna, lehona dhe persona më të rinj se 40 vjeç.

Të dielën, më 29 gusht, Kosova kishte regjistrua 36 viktima, që ishte edhe numri më i lartë i viktimave të regjistruara brenda një dite, që prej shfaqjes së pandemisë në mars të vitit 2020.

Po atë ditë, kryeministri Albin Kurti pati mbledh edhe Këshillin e Sigurimit Shtetëror. Kurti atë ditë pranoi se infektimet krahasuar me vitin e kaluar janë shumë më të larta, ai tha se do të ketë edhe gjoba më shumë.

“Ne do të shqiptojmë gjoba për këdo që shkel masat, do të shtojmë policinë, ndërkaq inspektorët do të shtojnë kontrollet dhe mbikëqyrjen e zbatimit të masave në dyqane dhe qendra tregtare. Do të gjashtëfishojmë inspektorët në AUV. Lista e 85 inspektorëve që shtohen do të publikohet nesër dhe ata nisin punën gjatë javës. Orari i punës së pjesëtarëve të Policisë do të jetë 12 orësh”.

Ashtu siç edhe kishte paralajmëruar Kurti edhe ndodhi.

Prej 30 gushtit kur edhe kanë hyrë në fuqi masat e reja antiCOVID, e deri më sot nga Policia e Kosovës janë shqiptuar 23 mijë e 063 gjoba.

Vetëm brenda 24 orëve të fundit, policia ka shqiptuar 2223 gjoba në bazë të Ligjit COVID-19.

“Më 30 gusht u shqiptuan 728 gjoba, më 31 gusht ishin 2.479, 1 shtator-3.981 gjoba, 2 shtator-4.263, 3 shtator-4.237, 4 shtator-2.794, 5 shtator-2.358”.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka thënë se shqiptimi i gjobave po bëhet për në përputhje me ligjin e jo për inate e as për të mbledhur dënimin si formë monetare.

“I kuptoj disa tendenca për me deviju qoftë debatin apo qëllimin e mirë të institucioneve dhe policisë së Kosovës. Urdhri është jashtëzakonisht i qartë. Masat duhet të zbatohet nga të gjithë, nuk ka asnjë përjashtim. Nuk është që Policia e Kosovës e dënon këtë popull apo këtë shoqëri siç kanë dashtë disa ta prezantojnë. Policia e Kosovës është duke marrë masa në mënyrë që të sjellim një situatë tjetër ku zbatohen këto kërkesa e të cilat do ta mbronin qytetarin e këtij vendi. Nëse një qytetar ndëshkohet sepse e ka bërë një shkelje me atë ndëshkim ne sjellim edhe vetëdijesim të tij por edhe një pasqyrim për të tjerët në mënyrë që të mbrohet populli ynë. Dënimi i dikujt nuk po bëhet përshkak të dënojmë dikë as për inat e as për të mbledhur atë dënimin si formë monetare”.

Sveçla ka treguar se kjo po bëhet në mënyrë që të respektohen masat të cilat shkencërisht janë dëshmi që sjellin zbritjen e infektimeve me këtë edhe mbrojtjen e jetës së qytetarit tonë dhe kjo nuk është e vetmja masë.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi ka thënë se vaksinimi është rruga për vendosjen e pandemisë nën kontroll dhe jo mbyllja e bizneseve dhe gjobat marramendëse.

Rukiqi në një postim në rrjetin social Facebook ka bërë thirrje për vaksinim.

“Vaksinimi, vaksinimi dhe vetëm vaksinimi është rruga për vendosjen e pandemisë nën kontroll dhe për te parandaluar hospitalizimet dhe rastet me fatalitet, e jo mbyllja e bizneseve dhe gjobat marramendëse (të bazuara në interpretime të lira të inspektorëve)”, shkruan Rukiqi.

Inspektorët anë e mbanë Kosovës në bashkëpunim me Policinë e Kosovës ditëve të fundit kanë mbyllur shumë lokale të gastronomisë në shumë Komuna të Kosovës.

Lokalet janë mbyllur me arsyetimin se nuk i kanë respektuar masat anti-COVID.

Vetëm në Prishtinë inspektorët kanë mbyllur 20 lokale të gastronomisë.

Veton Zuka, kryetar i shoqatës së gastronomëve pati thënë se lokalet e mbyllura kishin të njëjtin konstruksion të lokalit që nga e hëna, kur edhe kanë hyrë në fuqi masat e reja kundër COVID-19.

“Prej të hënës të njëjtin konstruksion e kanë pas. Edhe të hënën edhe të martën edhe të mërkurën. Edhe të mërkurën i kanë pas të njëjtët inspektorë, vendi ka qenë i njëjtë, kanë qenë të hapur edhe çadrat, por të enjten e paska vendos që kishe nuk bënë ashtu, ditëve tjera ka mujtë me pas gjoba nëse nuk i kanë respektu orarin ose eventualisht distancën mirëpo jo mbyllje”. Lokalet e mbyllura nga inspektorët: “Dante “ sh.P.K Rruga “B”“Mamunia” 3. Babar, Rr. “C”“Host&Guest”, Dregodan.“Ëinners” “Bregu Diellit”“Bo Boëling” “Albi Mall”“Hebs” rruga “B”“Maroco” shpk Emshir“Snooks” shpk rr. “Simon Shiroka”“Lulu`s coffe” & Ëine LC” “Simon Shiroka”“Daremoroccan tea room” shpk “Simon Shiroka”“Che Bar Lounge” shpk Rr.”Femi Agani”“Monroe”shpk , Rr.”Femi Agani”K SH.” Labby bar” Rr.”B”A Rr”Trade” shpk, Rr. “B”“strip coffe” shpk, Rr. “Rexhep Luci”“Jurnal Lonunge Bar”, Rr. “Rexhep Luci”“Bon Vivant” Rr. “Rexhep Luci”“Apastment” rruga “B”“Indiga shisha bar” rruga “B”“Madox” rruga “B”.

Sipas masave të reja të Qeverisë të cilat janë në fuqi deri më 13 shtator 2021, shërbimet e gastronomisë përfshirë restorantet dhe hapësirat e ngjashme në hoteleri lejohen të punojnë nga ora 5:00 deri në orën 21:30 në hapësirat e jashtme ndërsa nuk lejohet të punohet brenda hapësirave të lokalit.

Shoqata e Gastronomëve veprimet e fundit të organeve përgjegjëse për zbatimin e ligjit në Kosovë i ka quajtur jashtëzakonisht të padrejta dhe të papërgjegjshme.

“Vendimi i fundit i Qeverisë së Kosovës, ka shprehur konfuzion të paparë për pothuajse secilin subjekt afarist të gastronomisë”. Shoqata e Gastronomëve ka thanë se masa të tilla indirekt po e mbyllin dhe dëmtojnë edhe më shumë sektorin.

Për këto veprime të institucioneve ka reaguar Shoqata e Gastronomëve të Kosovës, duke shprehur shqetësimin e tyre.

Shoqata e Gastronomëve veprimet e fundit të organeve përgjegjëse për zbatimin e ligjit në Kosovë i quan jashtëzakonisht të padrejta dhe të papërgjegjshme.

“Vendimi i fundit i Qeverisë së Kosovës, ka shprehur konfuzion të paparë për pothuajse secilin subjekt afarist të gastronomisë”.

Shoqata e Gastronomëve thotë se vendimi ndryshoi padrejtësisht dhe në mënyrë dinake.

“Subjektet e gastronomisë, radhazi janë njoftuar nga organet zbatuese që puna e tyre mund të zhvillohet ose të mos zhvillohet duke u bazuar në pikën 34 të Vendimit 01/32 të dt. 28.08.2021, sa i përket definimit të kuptimit të hapësirës së brendshme dhe të jashtme, e cila ka ndryshuar padrejtësisht dhe në mënyrë dinake përmes vendimit të fundit. Pra, kjo çështje konfuze nuk ka qenë vetëm për gastronominë, por edhe për organet shtetërore përgjegjëse”.

Shoqata e Gastronomëve njofton se mbrëmë janë vendosur gjoba, dhe menjëherë ka pasur ndalim të veprimtarisë së bizneseve deri më datë 13.09.2021.

“Këto veprime janë të padrejta, pasi që afati kohor për njoftimin e subjekteve të gastronomisë rreth një interpretimi të tillë do të duhej të ishte për një periudhë të arsyeshme dhe jo të menjëhershme siç ka ndodhur mbrëmë”.

Shoqata e Gastronomëve thotë se masa të tilla që indirekt po e mbyllin dhe dëmtojnë edhe më shumë sektorin