zoom

Slider

Martohet vajza e ish -ministrit të Brendshëm. Detajet e ceremonisë luksoze (FOTO)

Gjashtë muaj pas dorëheqjes së bujshme si ministër i Brendshëm, Sandër Lleshaj është shfaqur i lumtur në ceremoninë luksoze të martesës së vajzës, Dorothea Lleshaj.

vajza e sander lleshajt martohet (12)

Lajmi se në familjen e Lleshajt kishte dasmë do të kishte mbetur sekret, nëse miku i tij i ngushtë, ish-boksieri shqiptar me famë botërore, Luan Krasniqi, nuk do ta zbulonte përmes rrjeteve sociale.

Me fotot bashkë me një dedikim plot respekt e dashuri, Krasniqi njoftoi ndjekësit e tij se ndodhej në Shqipëri, i ftuar nga ish-ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, i cili martoi vajzën të dielën.

vajza e sander lleshajt martohet (6)

Ceremonia e martesës së Dorotheas u zhvillua në Tiranë, ndërsa Krasniqi ka qenë në këtë ceremoni si i ftuar special, për shkak të miqësisë që ka me Sandër Lleshajn, që prej kohës kur Lleshaj ka jetuar në Gjermani.

Njeriu lumturohet gjithsesi kur merr pjesë në një gazmend familjar që me atmosferën e ngazëllyer, me tinguj të muzikës me shije, me mysafirë të hareshëm e gostitje profesionale, të bën të ndihesh si dasmor i ftuar me zemër.

Ndaj, në këtë mënyrë, e falënderoj mikun tim Sander Lleshaj, që me festën e organizuar për martesën e vajzës së tyre, na mundësuan të përjetojmë çaste shumë të mira ne Tiranë. Çiftit të ri, Dorotheas dhe Manuelit, u uroj shëndet e të mbara të përhershme!”, ka shkruar Krasniqi.

Ndërkohë, mësohet se ceremonia u zhvillua në Kishën Katolike të Tiranës, nga ku u postuan dhe disa foto nga Krasniqi. Nusja kishte zgjedhur dy fustane të bardhë nusërie, një për ceremoninë në Kishë dhe tjetrën për darkën e zhvilluar më pas.

vajza e sander lleshajt martohet (11)

Bien në sy detajet luksoze të ceremonisë, për të cilat çifti i ri ishin kujdesur në maksimum, si për shembull, zemra e vendosur mes një gjelbërimi, ku të sapomartuarit bënë foto me të ftuarit.

Në foto u panë prindërit e nuses, ish-ministri Lleshaj dhe bashkëshortja e tij, shumë të gëzuar në këtë moment të rëndësishëm në jetën e tyre.

vajza e sander lleshajt martohet (7)

Po kush është dhëndri i Lleshajt?

Ai quhet Manuel Kopper dhe është një djalë gjerman, nga Feldberg. Me vajzën e ish-ministrit ai ka një romancë disavjeçare, të cilën e ka ekspozuar edhe në rrjetet sociale. Ata janë njohur në Gjermani, ku mendohet të kenë mbaruar edhe studimet bashkë.

Dhëndri i Lleshajt është i apasionuar pas udhëtimeve dhe shquhet për stilin ekstravagant, ku nuk mungojnë edhe pearcing në fytyrë. Ai është shumë romantik dhe shpesh poston foto e statuse, ku tregon se sa shumë e dashuron vajzën me sy blu të Lleshajt, Dorothean.

vajza e sander lleshajt martohet (10)

Pavarësisht ceremonisë martesore që e organizuan në Tiranë, ata do TA vazhdojnë jetën si të martuar në Gjermani dhe në Spanjë. Kjo është festa e parë që Lleshaj planifikoi për familjen e tij, pas dorëheqjes jo pak të zhurmshme në fund të vitit 2020.

vajza e sander lleshajt martohet (4)

Kujtojmë që gjashtë muaj më parë, Kryeministri Edi Rama pranoi dorëheqjen e ministrit të Brendshëm, pas ngjarjes së rëndë ku një punonjës policie vrau 25-vjeçarin Klodian Rasha. Kryeministri e konsideroi vendimin e Lleshajt “si vendim të një shqiptari të mirë, i cili jep kontributin e tij për të qetësuar situatën”.

Kështu, pesë muaj përpara zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit, qeveria e Kryeministrit Rama u detyrua të ndryshonte ministrin e Brendshëm, kjo për herë të dytë brenda një mandati. Lleshaj u emërua ministër më 28 nëntor 2018, një ditë pas largimit nga detyra të Fatmir Xhafajt.

vajza e sander lleshajt martohet (5)

Në karrierën e tij, Lleshaj deri në vitin 2013 ishte pjesë e Forcave të Armatosura me gradën madhore “Gjeneral Brigade” dhe zëvendësshef i Shtabit të Përgjithshëm. Në shtator të atij viti, ai ishte kaluar në lirim dhe ishte angazhuar si këshilltar për sigurinë pranë kabinetit të Kryeministrit Rama, pozicion të cilin e mbajti për gjashtë vite deri në momentin kur u bë ministër.

Gjatë ushtrimit të detyrës, opozita e kishte kritikuar shpesh Lleshajn për udhëzimin e Policisë, kryesisht në rastet e protestave, për të përdorur gaz lotsjellës dhe sidomos për ndërhyrjen e dhunshme me forca të armatosura në rastin e shembjes së Teatrit Kombëtar.

vajza e sander lleshajt martohet (9)

Para dorëheqjes, Lleshaj kishte deklaruar tërheqjen nga politika aktive pas përfundimit të mandatit, ndërsa Partia Socialiste nuk e kishte përfshirë në asnjë post drejtuesi qarku apo shtabi elektoral për zgjedhjet e ardhshme.

E tashmë i tërhequr, Lleshaj po i gëzohet më shumë jetës dhe familjes, duke provuar statusin e ri të vjehrrit. /Panorama