zoom

Të gjitha

Martesa në arrati me biznesmenin! Fjolla Morina vesh fustanin e bardhë (Galeria e Fotove)

Fjolla Morina prej kohësh është në qendër të vëmendjes për shkak të problemeve me drejtësinë shqiptare, ku së fundmi u arratis edhe nga banesa në Kukës, ku po vuante dënimin.

Mirëpo, këngëtarja sipas “Prive” i ka dhënë fund beqarisë, duke u martuar në fshehtësi me biznesmenin, Fisnik Syla.

fjolla morina (67)

Dyshja i kanë thënë “PO” njëri-tjetrit më 14 shkurt, pikërisht në ditën e të dashuruarve.

fjolla morina (6)

Mësohet gjithashtu se Morina ka veshur edhe fustanin e bardhë të nusërisë për të kurorëzuar dashurinë me Fisnikun, ngjarje të cilën nuk ka dashur ta bëjë publike për fansat.

fjolla morina (1)

Për shkak të arratisë, Gjykata e Kukësit ndryshoi masën nga “arrest shtëpie” në “arrest me burg”.

fjolla morina (3)

Këngëtarja u arrestua më 19 shtator në pikën kufitare të Morinës, pasi u kap me dy armë me vete. Gjithashtu u vunë në pranga edhe biznesmeni Fisnik Syla si edhe shoferi i saj.

fjolla morina (5)

Para se të arratisej Fjolla Morina pranoi në gjykatë akuzën për “Trafik të armëve dhe municioneve”.

fjolla morina

Gjatë seancës, ajo kërkoi që të gjykohet me gjykim të shkurtuar, me qëllim që në përfundim të shqyrtimit gjyqësor, të përfitojë 1/3 e uljes së dënimit.

fjolla morina (1)

Fjolla dhe Fisniku u martuan në dhjetor të vitit të kaluar dhe lajmin e bëri të ditur vetë këngëtarja nëpërmjet rrjeteve sociale.

fjolla morina1

Ajo ndryshoi statusin në “Facebook” nga “beqare” në “e martuar” dhe në Instastory publikoi një foto me partnerin, krahas së cilës shkroi: “Burri im!”.

fjolla morina finsik syla