zoom

Bota

Marrëdhëniet e trazuara me babanë/ Libri i Harry-t do të trondisë pallatin mbretëror

Mbretëresha Elizabeth, Princi Charles dhe Princi William, duket se janë shokuar plotësisht pas lajmit se Harry do të botojë librin e parë me të pathënat nga jeta e tij.

Një burim pranë tyre është shprehur se “mendon se të gjithë janë lodhur kur bëhet fjalë për ata të dy”.

“Ata kanë kaluar 18 muajt e fundit duke bërë gjithçka që i premtuan Madhërisë së saj se nuk do të bënin”, shtoi burimi.

Nga ana tjetër, ekspertët mbretërorë e kanë cilësuar këtë veprim si një “ushtrim i bërjes së parave në kurriz të familjes së tij”. Mediat e huaja shkruajnë se Duka i Sussex nuk paralajmëroi gjyshen, babanë ose vëllain e tij në lidhje me librin deri në momentin para se të bëhej publik.

“Unë po e shkruaj këtë jo si princi që kam lindur, por si njeriu që jam bërë”, tha bashkëshorti i Meghan Markle.

Lidhur me këtë ka reaguar eksperti mbretëror, Kirstie Allsopp, i cili i është drejtuar Princit Harry duke i thënë: “Në këtë rast ndalo së përdoruri titullin për të shitur libra”.

Ndërkohë thuhet se Harry në këtë libër do të tregojë versionin e tij të Megxit dhe arsyen pse ai dhe bashkëshortja hoqën dorë nga rolet mbretërore.

Njëkohësisht thuhet se ai pritet të hedhë dritë mbi marrëdhëniet e trazuara me babanë e tij, Princin Charles dhe shkaqet e përçarjes së thellë me vëllain e tij më të madh, Princin William.