zoom

Politikë

Mark Marku: Pse Rama e ka vendin në psikiatri

Kandidati për deputet, që kryeson listën e Partisë Demokratike në Qarkun e Lezhës, Mark Marku, iu përgjigj ashpër sulmit që kryeministri Edi Rama i bëri atij në Lezhë.

Marku shprehet se të përdorësh termin reaksionar, siç e ka quajtur Rama atë, do të thotë të jesh ose injorant, ose i çmendur, ose enverist.

E vetmja alternativë e Ramës është të shajë. Vetëm po ta analizonit atë cfarë tha ai, automatikisht ai duhet të shkojë të trajtohet në një spital psikiatrik. Mënyra e komunikimit, ajo cfarë tha ai, është krejt e shfazuar. Është turp që një kryeministër komunikon kështu me publikun. Të përdorësh termin reaksionar sot, do të thotë të jesh ose injorant, ose i çmendur, ose enverist. E ka shumë shqetësim Rama atë çfarë kam bërë unë, apo Gjekmarkaj, këto tetë vjet”, tha Marku.