zoom

Aktualitet

Mark Marku: Fitore e qartë me mbi 1000 vota në Mirditë

Kandidati për deputet i Partisë Demokratike në qarkun e Lezhës, Mark Marku thotë Mirdita i ka dhënë fitoren PD-së në fshatra dhe në qytete. Marku shprehet se është krenar për këtë dhe të gjithë ata që i votuan.

“Me Mirditën nis mirë dita e numërimit të votave në qark, një fitore e qartë me 1120 vota plus.

Një fitore e dhënë nga e gjithë Mirdita, fshatra e qytete, e cila më bën krenar dhe shumë mirënjohës për ata që na votuan. Të gjithë bashkë e bëjmë ndryshimin. Ky është një mesazh shpresëdhënës për të gjithë Shqipërinë”, shkruan Marku