zoom

Slider

Marash Kumbulla mes tre më të mirëve, nota e Gazzetta dello Sport

Vlerësim pozitiv për Marash Kumbullën pas ndeshjes së Kupës së Italisë që Roma e fitoi kundër skuadrës së Lecce.

Mbrojtësi i kombëtares shqiptare shënoi golin e barazimit 1-1 dhe Gazzetta dello Sport e ka vlerësuar me notën 7, njëlloj si Tammy Abraham dhe Nicolo Zanilo.

“Shënoi një gol dhe shpëtoi një tjetër në portën e Romës. Besimi i tij sa vjen e rritet nga ndeshja në ndeshje”, shkruhet në vlerësimin e gazetës italiane për qendërmbrojtësin e Shqipërisë.