zoom

Aktualitet

Manipulim me shifrat e CENS-it? Kryebashkiaku i Matit padit INSTAT-in: Jemi më shumë banorë

Bashkia e Matit ngre dyshime se Instituti i Statistikave nuk i ka llogaritur mirë shifrat e popullsisë të mbledhura gjatë CENS-it.

Kryebashkiaku i Matit, Agron Malaj ka ngritur një padi ndaj INSTST, duke pretenduar se numri i banorëve në Mat është më shumë se 17 mijë sa është rezultati i CENS-it.

“Ne kemi hapur si bashki një aktpadi për censusin, sepse bashkia e Matit ka qenë diku tek 29 mijë dhe sot sipas censusit jemi 17 mijë që është një diferencë shumë e madhe. Në të vërtetë ne kemi bërë një përllogaritje duke marrë nga numri i abonentëve të OSHE-së, nga numri i abonentëve të ujësjellësi, nga çerdhet e nga kopshtet; por kemi bërë dhe një sondazh me banorët ku vihet re se të paktën 3/4 ankohen se nuk ka shkuar askush që të bëjë censusin.

Ndaj ne kemi hapur një aktpadi dhe kërkojmë një rishikim të censusit për Matin. Po të bëjmë një kalkulim të të gjithë këtyre komponentëve, nga matjet tona na dalin mbi 25 mijë banorë”, u shpreh Agron Malaj.