Aplikacion
Manifestimi do të zhvillohet nga ora 12:00 deri në 15;00 ku policia ka bërë dhe njoftimin për akset që do të jenë të bllokuara.
Kufizimi i lëvizjes do të bëhet në segmentet:
Bulevardi “Bajram Curri”, segmenti nga kryqëzimi me rrugën “Ibraim Rugova” deri në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”; bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, segmentin nga kryqëzimi me bulevardin “Bajram Curri” deri në kryqëzimin me rrugën “Ismail Qemali”; bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, segmenti nga “Sheshi Skënderbej” deri në bulevardin “Bajram Curri” (përkohësisht në intervalin kohor përgjatë marshimit).
Ndërsa qarkullimi i automjeteve, mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit do të behet, në akset: rruga “Ibrahim Rugova”, bulevardi “Zhan D’Ark”, rruga “Ismail Qemali” dhe rruga “Papa Gjon Pali”.
Itinerari i lëvizjes së mjeteve të linjave urbane do të vazhdojë lëvizjen si më poshtë: linja e Unazës do të devijohet në urën e Drejtorisë së Policisë dhe në urën e Rrugës së Elbasanit, (vetëm për sensin antiorar); linja “Tirana e Re” do të devijojë te sheshi “Ëilson” dhe tek “UFO”.
Manifestimi që do mbahet në sheshin “Skënderbej” është thirrur nga komuniteti ukrainas në Tiranë dhe pritet që të marrin pjesë një numër i madh qytetarësh
Po kaloni një ditë të keqe? Vetëm 20 sekonda dashuri për veten përmirëson shëndetin mendor