zoom

Slider

Manchester City prezanton mesfushorin që kushtoi 42 milionë sterlina, firmos për 6 vite

Manchester City ka prezantuar mesfushorin Kalvin Phillips, i cili i bashkohet kampionëve të Anglisë, nga Leeds United.

“Qytetarët do të paguajë një tarifë fillestare prej 42 mln £ për Phillips, me skuadrën e Guardiolës që pritet të paguajë deri në 3 mln £ bonuese.

Phillips ka nënshkruar një kontratë 6-vjeçare me City-n, e cila do ta lidhë atë me kampionët e Premier League deri në verën e vitit 2028. Raportet kanë sugjeruar se ai do të fitojë një pagë prej rreth 150,000 sterlina në javë në “Etihad Stadium”.

Phillips do të jetë lojtari i parë që do të vesh numrin 4 për Man City që nga ish-kapiteni i tyre Vincent Kompany, i cili u largua nga klubi në vitin 2019.

“Zyrtarisht jam një lojtar i Manchester City dhe jam shumë i lumtur. Mendoj se gjatë viteve të fundit në Leeds kam bërë shumë mirë dhe fakti që jam pjesë e Anglisë tregon progresin tim. Unë jam shumë mirënjohës për atë që kam bërë në Leeds dhe tani dua të testoj veten në hapin tjetër me lojtarë të mirë me një etikë pune të pabesueshme dhe gjithashtu një trajner të pabesueshëm. Jam absolutisht i lumtur që i jam bashkuar Manchester Cityt. Ata kanë dëshmuar se janë ekipi më i mirë në vend me një skuadër të mahnitshme dhe një menaxher si Guardiola, i cili me të drejtë konsiderohet si më i miri në botë”, tha Phillips.