zoom

Bota

“Mami, kam frikë”! Nëna var vajzën nga ballkoni si ndëshkim, 3-vjeçarja bie e ndërron jetë!

E dehur, dhe e bezdisur nga të qarat e saj, 23 vjecarja ruse Anna Ruzankina vendosi t`i jepte një ndëshkim të fortë vajzës së saj vetëm 3 vjece, Anastasia. Ajo e vari nga ballkoni për ta frikësuar, por fëmija aksidentalisht i rrëshqiti. Një kalimtar regjistroi britmat e fëmijës së tmerruar që thërriste: “Mami, kam frikë!”, shkruan Daily Mail.

E ëma po e mbante nga bluzja, por ajo u gris dhe vogëlushja u rrëzua duke vdekur në vend. Kamerat e sigurisë e tregonin nënën që zbriti me ashensor dhe pasi e mori vajzën, nisi ta shkundte e dëshpëruar me shpresën se kështu do të zgjohej. Për t’i shpëtuar përgjegjësisë, 23-vjeçarja doli me pretendimin se fëmija ishte ngjitur vetë në parmakun e ballkonit.

Megjithatë policia nuk e besoi variantin e saj. E reja tashmë është arrestuar dhe akuzohet për vrasje. Nëse shpallet fajtore, ajo rrezikon deri në 21 vjet heqje lirie.