zoom

Politikë

Malltezi: Paratë publike të hedhura për inceneratorët po përfundojnë për të blerë mediat që lëpijnë Ramën

Abi Malltezi, kreu i departamentit të Mjedisit në PD, i është rikthyer çështjes së inceneratorëve, që e cilëson një aferë korruptive.

Malltezi shprehet se afera 430 milione € e inceneratorëve është krimi dhe korrupsioni i organizuar që ndodh ditën për diell.

“Pa tender, ne dhunim te ligjeve te shtetit po ndahen para publike si placke lufte mes nje grupi te babeziturish perfshi Rama-Ahmetaj-Koka-Bllako-Blushi etj. Parate publike te hedhura per inceneratoret pastaj po perfundojne per te blere mediat qe lepijne Edi Ramen ose si (1) reklama (100 milione leke rekrama paguan ky qe ka monopolin tek Blushi-Bolino-Baze – se pse duhet te beje reklame ai qe ka monopol e nuk ka konkurent tjeter kjo tregon kollitjen tek mediat lepirese), ose (2) duke blere kompani te tjere te pronareve te mediave (2.1 milione € blere 51% e aksioneve te Lori Cafe te pronareve te Topit nga mafia e plehrave duke bere ortak gruan e Blushit e duke e marre me vete deri ne Bullgari per te fsheh), ose (3) duke paguar deri 10 milione leke rroga mujore ? per familjaret e banditeve ne pushtet. Ka 3 padi te renda per inceneratoret perfshi kete te LSI qe vertetoi se (1) Edi Rama ka dhene bonus pa mbledhje qeverie fare dhe nderkohe qe 3 nga 5 ministrat e pyetur per mendim u shprehen kundra dhe (2) ish ministri Koka ka perlare  3 milione euro vec nga inceneratori i Elbasanit permes 8 kompanive te krijuara nga familjaret e tij brenda dites qe moren gati 3 milion € nga Zoto-Mertiri. POR Cfare ben SPAK? Ky qe duhet te hetoje nese u vodhen parate publike? Nese jane zbatuar apo anashkaluar ligjet? Nese po blihen mediat dhe si del gruaja e Blushit del aksionere me 1/3 e 2.1 milion € kur Blushi nuk i ka pasur kurre te deklaruara kaq shume para? Publiku pret te dije ku po shkojne 430 milion € ndersa po mbushet viti e nuk ka pergjigje nga SPAK, tani kreu i SPAK jep interviste tek Top-inceneratori. Na rrofte Reforma se drejtesia ka humb rrugën”, shkruan ai në një postim në FB.

“Po opozita? Mendoj se opozita duhet t’a mbaje si kale beteje te reformes ne drejtesi kete mega-afere me 3 inceneratore te pakerkuar e pacertifikuar, qe po korrupton nga kryeministri, ministrat, drejtoret e deri tek mediat. Opozita duhet te kushtezoje suksesin e reformes me hetimin e plote e te paanshem te kesaj megaafere. Te ftoje BE dhe SHBA te sjellin nje hetues ye pavarur dhe mjafton te shohe keto fakte qe kane dale ne media pasi ishin fshehur per 5 vjet nga qeveria. Kaq e thjeshte eshte cilesimi reforme e suksesshme apo reforme per te lare duart hajdutet”, shton.