zoom

Aktualitet

Makina humb kontrollin, plagoset një këmbësor në Tiranë

Një aksident automobilistik ka nodhur pak më parë në Tiranë. Sipas informacioneve për Zoom.al bëhet me dije se makina ka humbur kontrollin dhe ka përplasur një këmbësor duke e lënë të plagosur.

Mjeti më pas ka përfunduar jashtë rruge, ku pemët e kanë mbajtur për të mos përfunduar në lanë.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton rastin.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 25.06.2021, rreth orës 19:00, në bulevardin “Bajram Curri”, mjeti me drejtues shtetasin M. H., ka aksidentuar shtetasin Q. K., rreth 80 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.