zoom

Aktualitet

Makina del nga rruga, plagosen shoferi dhe pasagjeri

Maliq – Një makinë u përplas me trafikndarësen këtë të shtunë dhe për pasojë u plagosën dy persona. Aksidenti ndodhi në aksin Korçë-Pogradec, në afërsi të Tyrbes së fshatit Pirg vetëm pak metra më larg kryqëzimit të këtij fshati.

Sipas policisë një 65-vjeçar së bashku me një person tjetër kanë qenë duke udhëtuar nga Pogradeci në drejtim të Korçës kur mjeti ka dalë nga rruga dhe është përplasur me trafikndarësen metalike.

Goditja ka qenë aq e fortë sa trafikndarësja ka hyrë brenda mjetit duke i shkaktuar plagë të shumta drejtuesit të mjetit tip Volksëagen, ndërsa pasagjeri ka marrë lëndime më të lehta.

Është dashur ndërhyrja e forcave të shërbimit zjarrfikës që kanë bërë të mundur nxjerrjen e 65=vjeçarit nga mjeti. Burime të policisë së qarkullimit rrugor thanë se drejtuesi i mjetit nga shpejtësia tej normave të lejuara ka humbur kontrollin e mjetit duke shkaktuar goditjen e fortë në fillimin e trafikndarëses.

Policia nuk e përjashton edhe mundësinë e një përgjumje të drejtuesit të mjetit ashtu siç nuk e përjashton mundësinë e një problemi shëndetësor pasi në momentin e aksidentit drejtuesi i mjetit nuk ka kryer manovër të gabuar.