zoom

Politikë

Lulzim Basha shpall fitoren

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi pas përfundimit të procesit të votimit se koalicioni opozitar ka dalë fitues nga zgjedhjet e kësaj të Diele.

“Faleminderit të gjithë qytetarëve që zgjidhen ndryshimin, kjo është një fitore e qartë për popullin shqiptar për Aleancën për Ndryshim”, u shpreh Basha në një prononcim për gazetarët jashtë selisë blu.

“Vullneti i popullit është në kutitë e votimit. Kam besim se numëruesit e komisionerët do ta përmbyllin procesin me përgjegjësi, durim e sipas ligjit. Në fund të këtej procesi Shqipëria fiton”, shtoi ai.