zoom

Politikë

Lulzim Basha: Në qeverinë time s’do të ketë anëtarë të kabinetit Berisha

Në qeverinë e Lulzim Bashës, nëse PD i fiton zgjedhjet, nuk do të ketë anëtarë të kabinetit të Sali Berishës.
Premtimi u bë nga vetë Lulzim Basha në emisionin e mëngjesit “Koha për t’u zgjuar” me Bashkim Hoxhën në News 24.
Basha tha se është Edi Rama ai që po i gënjen shqiptarët duke u thënë se nëse fiton PD do të rikthehet në pushtet Berisha, pasi nuk ka më çfarë t’u thotë për premtimet e pambajtura. /Zoom.al