zoom

Politikë

Luljeta Bozo e Najada Çomo në listat e PS? Tabaku: Kozmetikë për të kaluar situatën

Jorida Tabaku, e ftuar në “Radari Informativ”, në ABC  foli për fushatën e 25 prillit, emrat e rinj të përfshira në lista si edhe programin e Partisë Demokratike.

Tabaku tha se PD ka pasur një proces ku kishte shumë emra të rinj të cilët kaluan procesin e vlerësimit dhe sipas saj arritën deri në fund.

E pyetur për futjen në listat e PS të Bozos e Najada Çomos, Tabaku tha se çdo përdorim emri apo kozmetika që po u vendos Rama dështimeve, nuk e ndryshon fatin e tij, ndërsa theksoi se sipas saj Partia Demokratike do të marrë në Tiranë, 20 mandate.

“Pasi dështoi me pandeminë dhe tërmetin mendon se me pak kozmetikë mund të kalojë situatë. Nuk ka asgjë që e shpëton Ramën. Çdo emër që të ketë mbrapa janë thjesht mbrojë.

Është po Rama ai që do të drejtojë fushatën e PS, situata e 8 viteve të fundit ku janë përdorur shumë emra, nuk kanë qenë zë i fuqishëm në vendimmarrje.  Asnjë përdorim emrash nuk e eviton këtë fakt.  PD  është forca që nesër do të qeverisë.

Nëse tërhoqi PS dy emra, Lista e PD do të jetë një kombinimin i ekspertëve më të mirë, askush nuk do të jetë emër fasadë, por real dhe vendimmarrës. PD do të marrë në Tiranë 20 mandate. Pas 8 vitesh të thotë kryeministri s’kam program, është e turpshme. Kemi qenë shumë të kujdesshëm për të premtuar dhe angazhuar në gjëra që realisht do të bëhen”, tha më tej Tabaku.