zoom

Lajme

“Luizi na vëzhgon”, Kiara Tito tregon pse shtëpia e saj është e mbushur me kamera

Kiara Tito ka qenë personazhi i parë që ka hapur dyertë e shtëpisë për emisionin “Goca dhe Gra”.

Gjatë prezantimit të shtëpisë, Kiara tregoi se në shtëpinë e saj janë vendosur kamera, duke thënë me shaka, “Luizi na vëzhgon”. Më tej, Kiara tregoi arsyen pse kamera është e pozicionuar aty.

“Kemi vendosur kamera për çështje sigurie. Bëj shaka. Në fakt, plani ishte që kur të zhvendoseshim këtu, në rast se gjyshet nuk do kishin mundësi për t’u kujdesur për bebushen, do merrnim një dado. Por falë Zotit e kemi rregulluar dhe kamerat do të hiqen shumë shpejt,” -tha ajo.