Aplikacion
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Vasili zbulon edhe arsyen, ku thekson se qëndrimi në krah të Serbisë e cila mbështet Rusinë në pushtimin e Ukrainës, do të thotë sipas tij se de facto edhe Rama mbështet Putin.
Deputeti i LSI shton më tej se: “Do të ishte një turp i pafalshëm vazhdimi i qëndrimit në krah të Serbisë pro Putin nga ana e Qeverisë së Edi Ramës ndaj dalja nga Ballkani i Hapur është i vetmi qëndrim konkret pro NATO, pro BE dhe pro SHBA”.
“Kam depozituar ne Kuvend Amendament Projekt Rezolute, per daljen e menjehershme nga Ballkani i Hapur.
Shqiperia nuk mund te qendroje me asnje minute te vetme krah Serbise, qe refuzoi sanksionet ndaj Rusise, agresores se Ukraines.
Qendrimi ne krah te Serbise ne Ballkanin e Hapur, qe refuzon sanksionet dhe qe demostron ne sheshe pro agresionit rus do te ishte de facto perkrahje e Edi Rames per Rusine pushtuese.
Ballkani i Hapur dhe prekja e kufijve te Kosoves nfa Serbia ishin dy pjese te te njejtit projekt pushtues dhe destabilizues edhe perpara Ukraines.
Kosova eshte goditur pas shpines nga Ballkani i Hapur ne sherbim te synimeve ekspansioniste serbe te ngjashme dhe ne sinkron me ato ruse ne Ukraine.
Ballkani i hapur ka qene rrenim per ekonomine shqiptare dhe shkaterrim per fermeret shqiptare.
NATO, BE dhe SHBA vendosen sanksionet me te rrepta qe historia ka njohur ndersa Serbia ju kundervu atyre duke zgjedhur pushtuesit rusë.
Parlamenti Europian miratoi nje Rezolute historike lidhur me pushtimin rus te Ukraines.
Nisur nga kjo besoj shume se te gjithe koleget deputete do ta mbeshtesin kete Amendament.
Do te ishte nje turp i pafalshem vazhdimi i qendrimit ne krah te Serbise pro Putin nga ana e Qeverise se Edi Rames ndaj dalja nga Ballkani i Hapur eshte i vetmi qendrim konkret pro NATO,pro BE dhe pro SHBA”, shkruan Vasili.
Shpërthimi në Zubin Potok/ Rama: Akt kriminal! BE të heqë menjëherë sanksionet ndaj Kosovës