zoom

Aktualitet

Luçiano Boçi kalon herësin në Elbasan, i merr mandatin Eugen Isajit

Kandidati i Partisë Demokratike në qarkun e Elbasanit, Luçiano Boçi ka thyer herësin, duke u bërë kështu kandidati i parë jo i përfshirë në listat fituese që mund të provojë të hyjë në Parlament me votat preferenciale.

Gazment Bardhi është i pari i renditur i listës së partisë në Elbasan, por jo më i dashuri nga qytetarët. Aktualisht kur janë numëruar rreth 67% e votave, Bardhi është i treti. Atij ia ka kaluar Luçiano Boçi. Boçi që është renditur i shtati kalon herësin dhe i merr mandatin Eugen Isajit, i cili ishte i 5-ti. Boçi deri tani 9736 vota, herësi në Elbasan 9640, Eugen Isaji deri tani ka 2809 vota.

I dyti është  Dashnor Sula, Lefter Gështenja dhe i treti Bardhi.

E kundërta ka ndodhur në PS, ku Taulant Balla i renditur në vijën e zjarrit, në pozicionin e 8-të është më i votuari, për t’u ndjekur nga Saimir Hasalla dhe Besion Ajazi. Në këtë qark, LSI jo vetëm ka pësuar një disfatë të fortë, por një “shuplakë” ka marrë edhe vetë Monika Kryemadhi. Ajo ka marrë vetëm 382 vota, më pak e votuara nga 5 kandidatët për deputet.