Aplikacion
“Shqipëria ka një ekip të ri dhe shumë të mirë. Ne u klasifikuam të parët në grupin tonë në “Euro 2024” dhe kemi shumë lojtarë që luajnë në ekipe të mira në Evropë. Ka një të ardhme të mirë përpara me lojtarë si Strakosha, Kumbulla, Mitaj, Balliu, Asllani dhe Broja”, u shpreh fillimisht Cana, duke bërë më pas një koment të shkurtër edhe për Kilin, si i duket tani kjo përfaqësuese me traditë:
“Në mendjen tonë, përfaqësuesja kiliane do të jetë gjithmonë një ekip shumë i mirë dhe do të ketë lojtarë të nivelit të parë. Nuk po kalojnë periudhën më të mirë, por me siguri do të kthehen më ë fortë”, theksoi ish kapiteni kuqezi, duke bërë në fund edhe një koment për Alexis Sanchez, liderin e Kilit, me të cilin ka pasur një eksperiencë gjatë kohës kur të dy ishin pjesë e Marsejës:
“Aleksis është një lojtar fantastik, me një karrierë të madhe. Realisht dëshiroja që të qëndronte më shumë në Marsejë. Ai kishte mentalitetin e duhur për të bërë mirë në një klub dhe një qytet me aq shumë pasion si Marseja”, u shpreh Cana. /ZOOM.AL/
Kush po gënjen për vrasjen e Martinit? Ministri dhe drejtuesi i Krimeve përplasen me njëri-tjetrin