zoom

Aktualitet

Lokalin hapur edhe pas orës 20:00, gjobitet me 1 mln lekë pronari në Durrës

DURRËS-  Pronari i një subjekti është konstatuar duke ushtruar aktivitet pas orarit të përcaktuar për mbyllje dhe për këtë arsye është ndëshkuar me masë administrative 1.000.000 lekë.

Gjatë kontrolleve, shërbimet e Policisë kanë evidentuar dhe ndëshkuar me masë administrative 1.000.000 lekë, pronarin e një subjekti në lagjen nr. 3, Durrës,  Xh. T., pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë duke ushtruar aktivitet pas orarit të përcaktuar për mbyllje.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës apelon për të gjithë pronarët dhe administratorët që të respektojnë me korrektësi masat anticovid, për të bërë të mundur shkëputjen e zinxhirit nga virusi dhe fton qytetarët të denoncojnë në Komisariatin Dixhital, cilindo që nuk respekton këto masa kufizuese duke u kthyer burim rreziku për qytetarët.