zoom

Politikë

Lista/ Pritja merr fund, Rama del publikisht për kandidaturat

Kryeministri Edi Rama ndodhet në një konferencë për mediat ku pritet të prezantojë emrat e kandidatëve të PS për zgjedhjet parlamentare të 25  prillit.

Fjalën e tij, shefi i qeverisë e nisi me një falenderim të veçante për Vasilika Hysin dhe Eglantina Gjermenin, dy emra që nuk do të kandidojnë më për deputete.

“Ne sot do të zyrtarizojmë formacionin e skuadrës tonë kombëtare për ndeshjen e 25 prillit. Dua të ndaj me publikun disa fjalë mbi objektivat tonë. Ndryshimi është në ADN-në e kësaj partie. Mbetemi alternativa më e pëlqyer e shqiptarëve, edhe pse nuk jemi pa të meta, por më të mirë se ne nuk ka. Mbi 1500 të rinj dhe të reja kanë aplikuar tek platforma”, tha Rama në fjalën e tij.