zoom

Aktualitet

Lista e përjashtimeve të bujshme të deputetëve, nga Sali Berisha tek Spartak Ngjela e Azem Hajdari

Kryesia e PD ka përjashtuar përgjithmonë nga partia Sali Berishën dhe 8 anëtarë të Komisionit të Rithemelimit.

Pas 8 orësh mbledhje, kryesia e selisë blu ka përjashtuar Bujar Nishanin, Flamur Nokën, Albana Vokshin, Edmond Spahon, Arben Ristanin, Rigels Muçollari, Klevis Balliun dhe Keltis Krujën.

Ndërkohë ish-kryeministri Sali Berisha është përjashtuar përgjithmonë nga Partia Demokratike me vendim të Kryesisë së selisë blu në mbledhjen e cila nisi pasditen e djeshme dhe zgjati deri në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Zoom.al ka siguruar listën e plotë të deputetëve që janë përjashtuar ndër vite nga patia.

Kjo listë përbëhet nga 26 përjashtime. Vihet re se vetëm Sali Berisha dhe Spartak Ngjela në vitin 2006 janë përjashtuar me vendim të kryetarit të PD.