Aplikacion
Seanca ishte e ndarë në dy pjesë, në fillim u zhvillua për protestuesit mbështetës të Sali Berishës, ndërsa më pas u zhvillua seanca e të arrestuarve që ishin në katin e dytë të selisë blu.
Prokuroria kërkoi për 29 persona masën “Detyrim paraqitje”, ndërsa për pesë të tjerë “Arrest shtëpie”, ndërsa gjykata vendosi për shumicën “Detyrim paraqitje” dhe për pjesën tjetër asnjë masë. Mes personave të arrestuar ka edhe qytetarë nga Kosova.
Sipas akuzave që janë ngritur, rezulton se 11 nga të arrestuarit janë mbështetës të Bashës dhe 23 të tjerë të Berishës.
Në sallën e gjyqit për të ndjekur seancën ishin të pranishëm Albana Vokshi, Klevis Balliu dhe Oerd Bylykbashi, si mbështetës të grupit të Berishës. Ndërsa nga pala e Lulzim Bashës ka shkuar Gazment Bardhi me grupin e tij.