zoom

Politikë

Lirimi i Tahirit/ Reagon Bardhi: Tallje e drejtësisë

Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi e konsideroi vendimin e gjykatës për të liruar nga burgu ish-ministrin Saimir Tahiri si politik.

Në një reagim në “Facebook”, Bardhi tha se një verdikt i tillë tregon që drejtësia nuk funksionon sepse, sipas tij, Tahiri njihet si ish-ministër i inrkiminuar.

“Ish-Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri do të mbahet mend si ministri kampion i Edi Ramës që garantojë paprekshmërinë e grupeve kriminale, thellojë bashkëpunimin e shtetit me to dhe si kurrë më parë me leje shtetërore mbushi vendin me kanabis, duke favorizuar fuqizimin e krimit të organizuar.
Lirimi para kohe me kusht i tij është një tallje e drejtësisë me drejtësinë. Ndërsa qytetarët shqiptarë presin nga drejtësia e re ti jepet fund pandëshkueshmërisë, zyrtarët e lartë të korruptuar përfitojnë nga vendime gjyqësore thellësisht politike, që i shndërrojnë dënimet e tyre në qesharake.
Abuzuesit e pushtetit duhet të vujanë të plotë dënimin e tyre, pa asnjë favorizim politik dhe duke u trajtuar të barabratë me cdo qytetar tjetër. Në emër të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike e konsideroj vendimin e sotëm politik të Gjykatës së Elbasanit një turp të drejtësisë dhe si një nxitje për thellimin e korrupsionit dhe abuzimit me pushtetin”, shkruan Bardhi.