zoom

Aktualitet

Linja “Wizz Air”, e papërgjegjshme/ Shqiptarët nga aeroporti i Parisit: Kemi 3 orë që presim

Nuk kanë të sosur skandalet për kompaninë e fluturimeve, “Wizz Air”– Së fundmi, shqiptarë në aeroportin e Beauvias-it në Paris, mes tyre fëmijë dhe të moshuar kanë pritur më shumë se 3 orë për t’u nisur drejt aeroportit “Nënë Tereza”.

Njëri prej udhëtarëve tregoi për “BalkanWeb” se kishte tentuar disa herë të komunikonte me personat përkatës në aeroport, por pa rezultat konkret.

Zoom.al ka denoncuar vazhdimisht, me fotografi e video rastet e vonesave disaorëshe apo anulimeve të papritura të fluturimeve.

Ndërsa ka shtuar linjat në shumë vende anembanë botës, kompania në pamundësi për të menaxhuar fluturimet, ka ulur ndjeshëm cilësinë e shërbimit.

Për këto arsye, “Wizz Air” është në qendër të kritikave.

Ajo u cilësua si linja ajrore më e keqe me distanca të shkurtra nga Which?. Shkak ishin problemet me pastërtinë dhe komoditetin.

Po kështu, Autoriteti i Aviacionit Civil të Mbretërisë së Bashkuar i shprehu kompanisë Wizz Air shqetësime të mëdha për numrin e lartë të ankesave të pasagjerëve dhe vonesat në dëshpërblimin e qytetarëve për atë çfarë u takon./ Zoom.al