zoom

Bota

Lind foshnja me 4 këmbë dhe 4 duar

Në zonën lindore të Indisë, një foshnjë ka ardhur në jetë me katër këmbë dhe katër krahë.

I porsalinduri është kthyer në një magnet tërheqës për mijëra njerëz që shkojnë për ta adhuruar, duke e konsideruar një rimishërim të Zotit që erdhi në Tokë për të shpëtuar vendin.

Foshnja ka lindur në spitalin e qytetit Sardar dhe sipas mjekëve është një bashkim i papërsosur siamez.

Vlen të theksohet se nëna e fëmijës është përballur me probleme të shumta gjatë shtatzënisë së foshnjës, ndërsa nuk dihet as gjinia, pasi organet gjenitale nuk janë formuar.